Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në vend, me reshje lokale shiu që priten kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë më të pakta dhe do të mbesin të izoluara vetëm në disa zona të caktuara, ndërsa në zonat malore ato do të shfaqen në formë bore.
Era do të fryjë nga verilindja, herë pas here mjaft e fuqishme në disa zona, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 10 deri në 48 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 13°C.




