Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez, mund të largohet gjatë kësaj vere nëse klubi nuk siguron vend në Ligën e Kampionëve.
Fernandez është prej kohësh objektiv i Real Madrid dhe gjithashtu ka tërhequr interesin e Paris Saint-Germain.
Ai u transferua te Chelsea nga Benfica për 121 milionë euro.