Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar për rastin e rëndë të një fëmije 5-vjeçar nga Lipjani, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke ngritur shqetësime për neglizhencë dhe keqtrajtim.
Sipas tyre, rasti tregon dështim institucional, pasi familja ishte e njohur më herët për autoritetet. KOMF kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi nga institucionet.
Po ashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që rastet e dyshuara të raportohen në Policia e Kosovës ose tek shërbimet sociale.




