Kosova ka nënshkruar me Bankën Zhvillimore Gjermane (KfW) një kredi prej 80 milionë eurosh për të mbështetur reformat në sektorin e energjisë dhe politikave klimatike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se fondet do të përdoren për integrimin energjetik rajonal dhe për përgatitjen e sistemit energjetik për pjesëmarrjen në ENTSO-E.
Pablo Obrador Alvarez nga KfW theksoi se kjo është kredia e parë e bazuar në politika me Kosovën dhe do të mbështesë financimin e projekteve infrastrukturore dhe tranzicionin energjetik.//eo//




