Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se Kosova është renditur si “Demokraci Elektorale” në raportin “Democracy Report 2025” të Institutit V-Dem.
Sipas saj, në këtë kategori përfshihen edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa Kosova renditet më mirë se disa prej tyre. Ajo shtoi se në rajon vetëm Mali i Zi qëndron më lart, ndërsa vendet e tjera janë pas Kosovës.
Kryeziu theksoi gjithashtu se Serbia klasifikohet si regjim autoritar, duke u renditur më poshtë në raport.
Ajo vlerësoi se Kosova po konsolidohet gradualisht si një shtet me demokraci të zhvilluar dhe po shërben si shembull në raporte ndërkombëtare.




