Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të disa personave në Austri, ndërsa ka bërë të ditur se tre nga viktimat janë qytetarë të Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Kurti u shpreh se lajmi ka tronditur thellë opinionin, duke theksuar se institucionet janë duke ndjekur nga afër situatën. Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.
“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka deklaruar Kurti.
Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të jenë pranë familjeve të prekura dhe do të ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme.




