Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe realizimin e projekteve zhvillimore.
Fokus i veçantë ishte krijimi i një Parku Industrial Eco në Prishtinë, për të cilin tashmë është hartuar studimi i fizibilitetit.
Po ashtu, u diskutua edhe interesi i industrisë së filmit për shfrytëzimin e kësaj hapësire.
Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, inovacion dhe rritjen e konkurrueshmërisë.




