Ministria e Familjes ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 12:30, lidhur me dyshimet për keqtrajtimin e një fëmijë 5-vjeçar nga prindërit në Lipjan.
Konferenca do të zhvillohet në objektin e Ministrisë, përballë shtatores së Zahir Pajaziti, pranë ish-Kino Armatës, ku do të ofrohen detaje dhe informacione nga autoritetet për rastin.




