Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka vënë në funksion adresat zyrtare elektronike përmes të cilave qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Andin Hoti, i cili përmes një publikimi në Facebook theksoi se kjo nismë synon të rrisë transparencën dhe përgjegjësinë institucionale, si dhe të mundësojë ushtrimin e plotë të së drejtës ligjore për ankesë.
Sipas tij, çdo qytetar që mendon se i është shkelur një e drejtë apo ka paqartësi rreth përfitimeve nga programet dhe skemat e ministrisë, tashmë ka mundësi t’u drejtohet drejtpërdrejt institucioneve përkatëse përmes këtyre adresave zyrtare.




