Presidentja e Vjosa Osmani ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, në një aksident në kantierin e ndërtimit në Vjenë.
Ajo përcolli ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të tyre.
“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi i tyre,” tha Osmani.




