Vetëm pak ditë para festës së Fitër Bajramit, në Prishtinë është vërejtur rritje e çmimeve të produkteve ushqimore, veçanërisht e arrave që përdoren për përgatitjen e bakllavasë.
Në treg, një kilogram arra po shitet deri në 10 euro, ndërsa qytetarët shprehen se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, sidomos për ata me të ardhura të ulëta.
Ata theksojnë se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në përgatitjet për festë dhe kërkojnë masa për stabilizimin e tregut./EO/




