Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar për identifikim.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë fajdenë, privimin e kundërligjshëm të lirisë dhe detyrimin, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin e tyre, të kontaktojnë organet e rendit.




