Në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), që funksionon nën Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Në oborrin e agjencisë janë parë vetura policie dhe disa policë të vendosur në hyrje, ndërsa zyrtarëve të ARBK-së nuk po u lejohet të lëvizin.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e këtij veprimi nga Policia e Kosovës.




