Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kallëzimin penal të ushtruar nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci.
Vendimi konfirmon se nuk ka dyshim të arsyeshëm për kryerjen e ndonjë vepre penale, duke e cilësuar çështjen si të natyrës administrative.
Sipas vendimit, nuk janë vërtetuar përfitime të dyfishta, dëm material apo shkelje ligjore nga Nagavci, dhe veprimet e saj janë kryer në përputhje me ligjin dhe në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve.
Nagavci ka theksuar se vendimi përforcon qëndrimin e saj për transparencë dhe përkushtim ndaj detyrave publike.//eo//




