Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se është propozuar nga partia e tij për anëtar në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Në një deklaratë të shkurtër, Qalaj konfirmoi lajmin duke thënë se kandidatura e tij tashmë është dorëzuar.
Përveç tij, nga e njëjta parti është propozuar edhe Ilir Gashi, ndërsa emrat janë përcjellë për shqyrtim në Presidencë.
Sipas raportimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Sami Hamitin, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kandiduar Muharrem Nitaj.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të vazhdojë me Alban Krasniqin si pjesë e përfaqësimit në KQZ, si dhe të propozojë edhe dy emra të rinj.//eo//




