Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) thotë se mosfunksionimi i sistemit të shëndetit mendor ka ndikuar në keqtrajtimin e një 5-vjeçari nga Lipjani.
Organizata kërkon që Ministria e Shëndetësisë të përmirësojë mbështetjen në komunitet.
Fëmija aktualisht po trajtohet në QKUK dhe është në gjendje stabile pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.




