Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas raportit, janë regjistruar edhe 29 aksidente me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2,496 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 9 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.




