Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zhvilloi një takim me zyrtarët e gjendjes civile nga rajoni i Mitrovicë, lidhur me zbatimin e Ligjit për Automjete dhe Ligjit për të Huaj.
Ai theksoi rëndësinë e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, si dhe rolin e zyrtarëve në informimin e drejtë të qytetarëve.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme është në bashkëpunim të ngushtë me komunat, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil për zbatimin e plotë të ligjeve, ndërsa janë krijuar edhe ekipe mbështetëse për të ndihmuar qytetarët gjatë këtij procesi.




