Tre punëtorë kosovarë – Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj – humbën jetën dje në një kantier ndërtimi në Vjenë, Austri.
Policia ka urdhëruar kryerjen e autopsisë, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.
Kryetari i Sindikatës së Ndërtimit, Josef Muchitsch, kërkoi një hetim të plotë dhe nënvizoi se përgjegjësia për tragjedinë bie mbi të gjithë aktorët e përfshirë – nga porositësi e kontraktorët, deri te punëtorët në kantier.
Ai theksoi nevojën që çdo punëtor të kthehet i sigurt në shtëpi dhe se siguria në punë duhet të jetë prioritet.//eo//




