Tre zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), përfshirë ushtruesen e detyrës së drejtoreshës, Igballe Rexha-Jashari, janë shoqëruar në Polici në kuadër të një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se intervistimi i tyre po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore.
Ajo theksoi se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.




