Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish disa vende të NATO-s për refuzimin e tyre për të ndihmuar SHBA-në në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Ai ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse SHBA-ja përfundon punën me Iranin dhe përgjegjësinë për sigurinë do t’ua lërë vendeve të tjera.
Trumpi tha se kjo do të “tërhiqte disa nga aleatët tanë të pandjeshëm”, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën e tyre.
Ndërkohë, shtete si Britania, Gjermania, Franca, Spanja dhe Greqia kanë bërë të ditur se nuk duan të përfshihen në këtë çështje dhe se nuk e shohin atë si përgjegjësi të NATO-s.




