UNICEF njofton se lufta në Liban ka prekur rëndë fëmijët, me 111 të vrarë dhe mbi 330 të plagosur nga sulmet ajrore gjatë dy javëve të fundit.
Zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Ted Chaiban, tha se mbi një milion njerëz janë zhvendosur, përfshirë 350 mijë fëmijë, rreth 20% e popullsisë së Libanit, duke u përballur me humbje shtëpish dhe mungesë arsimimi adekuat.
UNICEF bën thirrje që palët në konflikt të respektojnë infrastrukturën civile, përfshirë shkollat dhe spitalet, duke theksuar se fëmijët janë më të prekshmit dhe se arsimi dhe jetesa e tyre janë në rrezik të madh.




