Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, ku një motoçiklist, me inicialet E.A., ka humbur jetën. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10, kur E.A. ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka goditur lehtë një veturë, përpara se të përplasej nga pas në një kamion. Ekipet mjekësore konfirmuan vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Policia dhe prokurori kanë kryer hetime dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.




