Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka falënderuar shefin në largim të Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, për kontributin e tij gjatë mandatit.
Ai vlerësoi rolin e Orav në ndërtimin e besimit dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, duke theksuar gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së në çështjet e sigurisë dhe mirëqenies në vend dhe rajon.




