Ish-diplomati dhe analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos e kandiduar Vjosa Osmanin për presidente.
Arifi e vlerëson këtë si një shërbim për Kosovën, duke thënë se Osmani ka qenë një “notere e vendimeve” të Kurtit gjatë pesë viteve të shërbimit të saj.
Ai shtoi se Osmani e ka dëmtuar rëndë opozitën dhe ka shërbyer Kurtit në disa çështje, por ai nuk ia ka kthyer mirësinë. Arifi beson se Kurti ka bërë një zgjedhje të drejtë për të mos e kandiduar Osmanin.




