Një 34-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Morinës pasi tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri.
Sipas policisë, F. A. është i dënuar nga autoritetet holandeze me 1 vit e 6 muaj burg për “Pastrim parash” dhe “Posedim të lëndëve narkotike të forta”.
Kapja e tij u bë gjatë kontrolleve kufitare, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tiranën.
Aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Holandës.//sinjali//




