Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë Zajednicë.
Behrami ka thënë se gjatë viteve të fundit, Kurti e ka pranuar disa herë këtë çështje dhe madje, sipas tij, ka dhënë edhe zotim me shkrim për implementimin e saj.
Ai ka theksuar se procesi ka nisur që nga marrëveshja e arritur në Ohër, duke shtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit për, siç u shpreh, dëmet e shkaktuara ndaj vendit.




