Të enjten në vend pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale kohore me diell. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë nga verilindja dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që do të arrijë nga 20 deri në 51 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 3 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 13°C.




