Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende po pret formalizimin nga organet e partisë.
Ai tha se vendimi përfundimtar i takon Këshillit Drejtues të AAK-së.
Gjini gjithashtu bëri të ditur se ka shpallur kandidaturën për të udhëhequr AAK-në dhe se zgjedhjet e brendshme në parti janë pezulluar për momentin, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe mundësisë për zgjedhje të parakohshme. G
jasat për kandidaturën janë të realizueshme, por Gjini theksoi se duhet të pritet formalizimi i procesit.




