Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se njësia inspektuese e ministrisë ka nisur hetimet në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan pas rastit tragjik të një fëmije pesëvjeçar që përfundoi në QKUK.
Ai theksoi se, nëse konstatohen shkelje, do të merren të gjitha masat ligjore, përfshirë revokimin e licencave të individëve përgjegjës.
Hoti bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore në qendrat sociale dhe njoftoi se është miratuar plani i inspektimeve vjetore për të siguruar trajtim cilësor dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.//eo//




