Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, pranë kufirit me Kosovën, ndikojnë në sigurinë rajonale dhe rrisin tensionet, sidomos te komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ai theksoi se veprime të tilla ulin besimin ndërmjet palëve dhe kërkoi përmbajtje, transparencë dhe rol më aktiv të bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe rritjen e pranisë së KFOR-it.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar këto stërvitje si provokuese, duke akuzuar Serbinë për përdorim të ushtrisë si mjet presioni ndaj rajonit.




