Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka folur për çështjen e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, duke theksuar se një mekanizëm i tillë nuk lidhet me konceptin e Asociacionit.
“Nëse krijohet një mekanizëm i tillë, nuk ka të bëjë fare me Asociacion… Asociacionet në Evropë nuk kanë kompetenca ekzekutive,” tha Ibrahimi.
Ai shtoi se shpreson që Kosova të mbetet me vetëm një Asociacion dhe kujtoi se nuk ka pasur Asociacion që nga viti 2013. “Ky Asociacion nuk është formuar që nga viti 2013, dhe nuk është vetëm në pesëvjeçarin e fundit,” përfundoi ai në një intervistë për T7.




