Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve të ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë afër kufirit, duke i cilësuar ato si një shfaqje të rrezikshme të agresionit.
Kurti tha se njësi e përfshirë në këto manovra ka lidhje me grupin e Milan Radoiçiqit, i njohur për sulmin në Banjskë, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese.
Ai paralajmëroi se këto veprime janë përpjekje për të frikësuar komunitetet shqiptare dhe për të tensionuar rajonin, ndërsa Beogradi shfrytëzon momentin për destabilizim në një kohë kur siguria globale është e ndjeshme.
Kryeministri theksoi se Kosova mbetet vigjilente dhe u bëri thirrje komuniteteve shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të mos bien pre e provokimeve, si dhe komunitetit ndërkombëtar të dënojë veprimet destabilizuese të Serbisë.//eo//




