Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij nuk është themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës.
I pyetur nga gazetarët nëse veprimet e fundit lidhen me këtë çështje, Kurti theksoi se termi “Zajednicë” nuk ekziston në praktikë, duke shtuar se përkundër pretendimeve të vazhdueshme, një gjë e tillë nuk është realizuar.
Ai shtoi se qeveria që drejton është e përkushtuar për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët, duke i cilësuar akuzat e opozitës si të pabazuara.




