Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar një ligj të miratuar 13 vjet më parë për inkorporimin e strukturave serbe në arsim dhe shëndetësi në sistemin e Kosovës.
Ai shpjegoi se procesi është gradual dhe në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, duke siguruar se pacientët dhe nxënësit serbë do të vazhdojnë të marrin shërbime.
Kurti theksoi se gjithçka po bëhet në përputhje me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës, me afate për pajisjen e mjekëve, nxënësve dhe punonjësve të tjerë me dokumente të Republikës së Kosovës.




