Gjykata Themelore në Prizren ka liruar nga aktakuza Bajram Rexhaj, oficer i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i akuzuar për marrje ryshfeti.
Avokati i tij, Besnik Berisha, ka deklaruar se procesi penal ishte ngritur pa kallëzim penal, pa ankesa qytetarësh dhe pa indicie reale, dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor u vërtetua se përgjimet dhe provat e paraqitura ishin të pabazuara ose të komprometuara.
Ekspertiza mbi materialet video konfirmoi ndërhyrje në to, duke vënë në dyshim integritetin e provave. Berisha theksoi se vendimi i gjykatës për lirimin e Rexhajt është një konfirmim i respektimit të standardeve në proceset penale dhe i sigurisë juridike në vend.




