Gazetari dhe redaktori politik Namir Lapardhja ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një tromboze në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Lapardhja ishte pjesë e gazetës “Tema” si redaktor politik, ndërsa njihej edhe për kontributin e tij në fushën e kulturës. Përveç gazetarisë, ai ishte i angazhuar edhe në mësimdhënie dhe në jetën qytetare.
I njohur si një zë kritik dhe mendjehapur, ai la pas një trashëgimi të pasur me libra, ese dhe shkrime publicistike.




