Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Kurtaj” në Peqin, duke zbuluar një objekt të mbushur me rreth 4000 bimë kanabisi.
Operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, çoi në sekuestrimin e bimëve dhe pajisjeve për kultivim në ambiente të mbyllura.
Objektin e kultivimit e kishte në pronësi drejtor i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.




