Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e muajit të Ramazanit, ka shtruar mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe delegacionin e tij.
Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që karakterizon këtë muaj përbën një kujtesë të fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, përulësisë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.




