Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministria e Shëndetësisë për pagesën e 37 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe vende të tjera. Shuma përfshihet në kategorinë ekonomike “Subvencione dhe transfere” për vitin 2026.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se mbështetja financiare arrin në 385,654.50 euro dhe bazohet në udhëzimin administrativ për shkollim specialistik.
Ky udhëzim lejon që pjesëtarët e komunitetit shqiptar nga vendet fqinje dhe diaspora të specializohen me vendim të ministrit, sipas rekomandimeve dhe kuotave të përcaktuara nga bordi për shkollimin specialistik.




