Prokurori i Krimeve të Rënda, Arianit Salihu, është emëruar Zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me votim unanim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Salihu ka mbi 16 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë punën në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe udhëheqjen e Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Në të njëjtën mbledhje u miratuan disa rregullore të KPK-së dhe u themeluan komisionet e përhershme për çështje normative, vlerësimin e prokurorëve dhe administrimin e buxhetit të prokurorive.




