Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një intervistë për GazetaBlic, ka deklaruar se miratimi i ligjit për të huajt është rezultat i negociatave të fshehta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Shala tha se këto negociata kanë përfshirë kompromise të mëdha në sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, energjia dhe dokumentacioni, duke prekur sovranitetin e Kosovës.
Ai e lidh këtë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe heqjen e sanksioneve nga BE-ja si shpërblim për përmbushjen e kushteve.




