Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar një mbështetje të re për fermerët: 10 centë për çdo litër qumështi të prodhuar.
Peci theksoi se kjo mbështetje është e vazhdueshme dhe e merituar, duke e konsideruar zhvillimin e bujqësisë si një prioritet të komunës.
Ky është vetëm hapi i parë drejt një programi më të gjerë për fuqizimin e sektorit bujqësor në Mitrovicë.




