Brenda një periudhe të shkurtër, tre persona humbën jetën në aksidente trafiku në Kosovë.
Mëngjesin e së mërkurës, 23-vjeçari Florent Tahiri u vetaksidentua me motoçikletë në Vranidoll. Ai u varros sot në fshatin Dumnicë, në varrezat e Tiofcve.
Pak orë më vonë, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj u godit për vdekje nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.
Sot, në të njëjtin qytet, 29-vjeçari E. Ademaj humbi jetën pas një aksidenti me motoçikletë në rrugën “Transiti i vjetër”, ku përfshihej edhe një veturë dhe një kamion.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal në trafik për të parandaluar tragjedi të tjera.




