Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale të Degës së LDK-së në Podujevë, me rastin e 36-vjetorit të themelimit të saj.
Ai ka theksuar se kjo degë, dikur bastion i fuqishëm i partisë, është shndërruar në një strukturë humbëse, për shkak të një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën.
Veliu kërkoi një rikthim te vlerat e vjetra dhe një bashkim të sinqertë për të riparuar besimin e humbur të qytetarëve.




