Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e vogëlushit pesëvjeçar nga Lipjani është stabile dhe në përmirësim pas ndërhyrjes kirurgjike për plagët e rënda.
Ai shtoi se fëmija ka filluar të komunikojë dhe po merr mbështetje psikosociale nga specialistë psikologë dhe psikiatër.
Vitia theksoi se parametrat shëndetësorë janë stabilizuar dhe rikuperimi pritet të jetë i shpejtë, ndërsa institucionet po punojnë për të siguruar një ambient të shëndoshë për të ardhmen e tij.




