Ky sistem i ri, krahasuar me zhdoganimin tradicional, mundëson që procedurat të fillojnë para mbërritjes së mallrave, duke reduktuar ndjeshëm kohën e qëndrimit në kufi dhe duke rritur efikasitetin e kontrolleve.
Përmes analizës së riskut të kryer paraprakisht, kontrollet bëhen më të fokusuara dhe selektive, ndërsa bizneset përfitojnë nga ulja e kostove logjistike dhe përshpejtimi i qarkullimit të mallrave 📉⚡
Një hap konkret drejt lehtësimit të tregtisë, rritjes së konkurrencës dhe modernizimit të shërbimeve doganore.




