Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn Kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian, përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Zulfaj është gjithashtu emëruar Koordinator Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke marrë përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së dhe koordinimin me Komisionin Evropian.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të Kosovës dhe qasjen në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, ku Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro në kredi dhe grante.




