Kosova dhe Shqipëria janë përsëri cilësuar si vende “pjesërisht të lira” nga organizata ndërkombëtare Freedom House. Ky klasifikim, që vazhdon për vite me radhë, reflekton një problem të thellë strukturor që pengon përparimin e të dy vendeve, thotë analisti nga Shqipëria, Adri Nurellari. Ai paralajmëron se kjo do të ndikojë negativisht në rrugët e tyre për integrimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, reformat e pjesshme, të cilat nuk janë të plota, krijojnë një “ekuilibër” që i lejon qeveritë të ruajnë hapësirën për abuzim me pushtetin.
Nurellari thekson se për të kaluar në kategorinë e vendeve të lira, Kosova dhe Shqipëria duhet të kalojnë nga një demokraci formale në një demokraci funksionale, me institucione të pavarura dhe një kulturë vendimmarrjeje konsensuale.




