Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka kritikuar ashpër liderët politikë për bllokimin e krijimit të institucioneve dhe ka bërë thirrje për unitet dhe përpjekje për të tejkaluar interesat personale.
Ai ka nënvizuar se politikanët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të vendosin interesin nacional mbi mospajtimet partiake.
Tërnava ka theksuar se kush i bën keq Kosovës do të japë përgjegjësi para Zotit, përfshirë edhe politikanët.
Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për rritjen e islamofobisë në Kosovë dhe ka kërkuar veprime nga prokuroria ndaj fyerjeve ndaj fesë islame.




